Ahmet Selmani: Kronikë e zezë në ditë festive

ahmet selmani gjarper observerkult


(ose urata me fytyrën e dhembjes)

Ka edhe ditë
kur urata shfaqet me fytyrën
e dhembjes
si ndonjë flamur i përlotur
që pret
të valëvitet mbi gërmadha
nga ca duar
që zgjaten për të shpëtuar
nga vdekja.