Ahmet Selmani: Malli për pranverën

ahmet selmani gjarper observerkult


(ose zemra prej trëndafili)

Nëse
të merr malli për pranverën
unë
e shkul zemrën time me duar
dhe ta jap
si një trëndafil të sapoçelur
e pastaj
ti kurrë s’do t’i besosh dimrit
që i skërmit
dhëmbët si bishë e bardhë
nevrike.