Ahmet Selmani: Nata e kthimit të Doruntinës

ahmet selmani gjarper observerkult

(ose baladës i plasën sytë nga turpi)

Atë natë
kur Doruntina mori udhën
e kthimit
thanë se nuk ishte
me Kostandinin
por me dikë tjetër
që ngjante krejt si Erosi
me fytyrë ylli
ndaj baladës i plasën sytë e zi
nga turpi
dhe gjithçka u bë pluhur
si thashethemet
mbeti veç një lule me pjalm
dashurie
në zemrën e saj.