Ahmet Selmani: Ndoshta nuk do të arrij

para dhe pas ahmet selmani


(ose i besoj vuajtjes sime)

Ynëzot
ndoshta nuk do të arrij kurrë
atje ku dua
ndoshta përpjekja ime
do të duket si dënim
ndoshta do të çahem më dysh
e do të kulloj gjak
ndoshta do të mpakem
nga rraskapitja
ndoshta do të më quajnë njeri
të çmendur
por kurrën e kurrës
nuk do të heqë dorë nga udha ime
se jam vëllai i Sizifit
me gurin e rëndë mbi shpinë
që i besoj vuajtjes sime
gjer në frymën
e fundit.