Ahmet Selmani: Njeriu që u bë gjarpër

para dhe pas

(ose kafshimi i stinës së re)

Njeriu me shpirt të kuq
e tradhtoi stinën me ëndrra të bukura
dhe u bë gjarpër

e hodhi lëkurën e vjetër
duke i mbuluar gjurmët e veta
por ajo mbeti si pasqyrë e thyer

tani përderisa po i mbledhim dromcat e saj
për ta ribërë pasqyrën
ai po e kafshon në zemër
edhe stinën e re.