Ai që kërkon të përfitojë diçka nga dashuria, nuk është i dashuruar, është tregtar

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit francez, Michel Quoist:  

Ai që kërkon të përfitojë diçka nga dashuria, nuk është i dashuruar, është tregtar.

Gëzimi lind në çastin kur heq dorë nga kërkimi i lumturisë tënde për t’u dhënë të tjerëve.

Të duash nuk do të thotë të kesh dikë që të pasuron, por të jesh pjesa që e pasuron atë.

Është steril vetëm ai që jeton pa dashuri. Dashuria është mbartëse dhe krijuese e jetës.

Duhet të mirëpresim natën. Është hera e vetme kur shkëlqejnë yjet.

Nëse nuk bëni një përpjekje të përditshme për ta parë botën ashtu siç e sheh Perëndia, nuk do të kaloni kurrë përtej pamjes së thjeshtë.

Shumë shpesh njeriu modern bëhet lodër e rrethanave të tij, sepse ai nuk ka më kohë të lirë. Ai nuk di si t’i sigurojë vetes kohën e lirë që të ndalojë për të parë më mirë veten.


ObserverKult

—————————————————

Lexo edhe:

GJERGJ VLASHI, NJERIU I TEATRIT DHE LETËRSISË