Ajo e lumtura, pranoi të jetonte qenqe…

Arlind Ferizi

Nga Arlind Farizi

Ajo, e lumtura e fotografive, e duarshtrëngimeve, e përqafimeve në ujëra bazenesh e hotelesh të shtrenjta, e trëndafilave në numrin shumës.
Ajo e lumtura e telefonit të shtrenjtë të blerë nga krimi jeshil i burri të saj.
Ajo e lumtura e veturës me xhama të zi, si krimi i burrit të saj.

Ajo e lumtura e veturës ku rrinte si e fshehur, ashtu disi e kishte nisur këtë lojë dashurimi që në fund u bë peng po i kësaj fshehje.
Ajo e lumtura me një copëz letre diplome do vazhdonte jetën “sikur”.

Do e varte në murin e lokalit që kundërmon era parfumesh dhe frizurash grashë të shëmtuara që dëshironin të bëhen të bukura.
Qenqe pranoi të jetonte.
Sikur ishte e lumtur.

Sikur ajo në vend të tij kishte atë, përemrin dëftor, që diku dikur në atë çastpak e të përjetshëm i kishte thënë se do pres në rend, deri sa të më vijë radha, dhe se aty e andej, do nis lumturia e vërtetë.
Po jo, ajo është e lumtur.

Ka orë të shtrenjta dhe shëtitje të shpeshta në qytetin e nuseve, Stambollin, ku gabimisht la një copëz lëkure të vlertë.
Oh, ajo është e lumtur bre, ka botën me thellësinë e xhepit të burrit të sa, ka gjithçkanë, por ka dhe mure vetmie sfilitëse, kur ndalën akrepat dhe në atë përhumbje kujton, këngën e fundit të dëgjuar ulur në sediljen e pasmë të veturës.

Dhe qanë, jam i sigurt se qanë, ma kanë thënë në besim roja jonë e dashurisë.
Se “e jona nuk ishte dashuri”.
E paemër, e patrajtë vetëm me ca kujtime që vrasin ndër brinjë.
Dhe lumturia e saj është në fotografi, 2d-ja e saj – jeta e saj.

Aty qesh madje dhe me za’ e këtë zea e njeh mirë mjeshtri i zanoreve…
Atë za lutës, ato fjalë që fluturonin afër veshit të tij, e ndalonin te qafa e lakuar ku ajo ngrohte buzët.

Ajo jeton për të dalë në fotografi.
“Strak” për të dëshmuar se është e lumtur o njerëz shikues të feisbukut të saj!
Ajo jeton që t’i çudiste sytë e mëdhenj të kërshërisë, se sa e lumtur është, se jeton mirë, ha pi e ushqehet, meny të pasur ka jeta e saj, bizhu Svarovski, qafore me pulëbardhë, shumë unaza por për çudi në sy bie ajo e fejesës.

Ajo është e lumtur, kjo e lumtur është e kundërta e ndjesisë së saj.
Jam i sigurtë për këtë.
Jam i sigurtë se dhe do e lexojë këtë tregim.
Jam i sigurtë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARLIND FARIZI: TË JESH IN TIME KUDO, PËR TË GJITHË!