Ajo është mendimi i parë dhe kujtimi e buzëqeshja e fundit kur fle

Nga Alket Skuka

Ajo më bën të qesh. Ajo më bën të dridhem, thjesht nga një mendim i beftë për të.
Nga një kujtim.
Ajo më hedh në turma të panjohura lumturie, e më lë aty, të qaj vetminë.
Ajo, është mendimi i parë, që lexoj në yje.
Kujtimi dhe buzëqeshja e fundit kur bie të fle.
Ajo është shembëllimi im në miliarda copëza sekondash të lëna të pajetuara.
Pëshpërima që ia përplas vetes, për t’u bërë më i mirë.
Ajo është shpirti im në një pafundësi hapësirë e mbushur me të dhe une e dua, edhe pse me arsye të tilla.
Të paqena.
Por, nëse një dashuri nuk është pakëz e çmendur,atëhere nuk mund të quhet dashuri./

ObserverKult