“AJO” me koncert në Londër më 21 shkurt

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa e njohur me emrin artistik “AJO”, do të mbajë koncert në Londër më 21 shkurt të këtij viti.

Ajo thotë se koncerti do të mbahet pas publikimit të albumit, derisa njofton se koncerti mbahet nën patronatin e organizatës Arts Canteen, e cila merret me promovimin e artistëve të njohur nga lindja dhe regjionet përreth, transmeton Koha.net.

“Koncerti do të mbahet me 21 shkurt nga ora 20:00 me ftesën e organizatës Arts Canteen e cila kuron dhe prodhon shumë evenimente, ekspozita dhe festivale të muzikës duke mbështetur artistë të njohur dhe të rinj nga bota lindore dhe regjionet përreth duke sjellë punën e tyre tek publiku i Mbretërisë së Bashkuar dhe më tej”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ndihet e lumtur që do ta prezantojë kulturën dhe traditën e shqiptarëve përmes muzikës.

“Ndihem e nderuar ta prezantoj kulturën dhe traditat tona përmes muzikës për publikun Londinez, Biletat janë tashmë në shitje në Events Bright dhe gjithashtu do të jenë live edhe në faqen zyrtare të venues së njohur Rich mix nga e hëna”, ka thënë ajo.