Ajo nuk ishte e pranishme në martesën e saj!

Esmeralda Shpata huaj

Nga Esmeralda Shpata

Kur hapi sytë në mëngjes ndjeu si i rrinte mbi kokë duke ia përgjuar atë çastin e parmë të zgjimit, atë që asnjë nuk e parashikon dot se ç’do t’i sjellë e si do t’ia nisë ditën.

Para dy javësh ajo ishte një e pazënë e paprekur, ecte shkujdesur pa e ditur se mund të zgjonte vullnete e vështrime të guximshme, nga ato që të zhbirojnë me forcën e një fuqie të fshehtë.

Gratë e kanë një lloj njëtrajtshmërie, sidomos në ato ditët kur hormonet i nervozojnë pa shkak ose me, gjithsesi ajo përpiqej të mos binte në sy, t’i fshihte me kujdes shkarkesat e muajit.

Ai s’dinte t’ia bënte të lehtë përfshirjen. Prekjet i kishte të mefshta e vulgare, humorin të sforcuar e bajat, gjithçka nën një logjikë të shëmtuar burri. Mos të flasim për puthjet, ato si të thuash mbajnë kumtin e lidhjes, e thellë apo sipërfaqësore, e bukur apo e fëlliqur. Ai puthte tmerrësisht keq, i linte një pështymë të pistë mbi buzë.

Në ato shkulme neverie ta mendosh se ç’po i punonte vetes të vjen ta ndotësh ligjin natyror mbi çiftëzimin.

Në fund të të gjithave ngurron të firmosë, merr një pamje të rëndë e serioze.
Ajo nuk ishte e pranishme në martesën e saj. As në ceremoninë e brishtë të ndjenjave. Dy zgjatime e ndiqnin në ato kohë, fati i mbrapsht dhe mbrapshtia e tij. As fustani veror nuk ia hiqte të drejtën civile për të mos vuajtur aq shumë.

Po ta shihje me vëmendje trupi ishte kruspullosur brenda fustanit duke treguar haptaz se ç’gënjeshtër të hidhët fshihte brenda vetes.

Nuk ka asnjë arsye ta fshehim më, kjo është rrudha e parë e thellë në lidhjen e saj, të tjerat do t’i krijojnë një atlas ku do të ushqehen foshnja të ardhur nga vrunduj biologjikë.

Ditët dhe vitet ikin derisa të shplekset trupi, tek e fundit askush s’e detyroi mos ta shmangte sforcimin e tepërt.

Titulli i origjinalit ‘Martesa e lumtur’

ObserverKult


esmeralda shpata lumtur

Lexo edhe:

ESMERALDA SHPATA: TI E DI, MEZI MBIJETOVA NGA VDEKJA!

Nga Esmeralda Shpata

Dëgjomë!

Ti e di, po s’më lëndove unë nuk mund të të dua. Në qoftë se unë  nuk e ndiej gjëmën, si mund të të dua?! E mban mend kur më braktise, kur më le mes katër rrugëve për një nga ato të lëvizurat e vogla?! 

Sa shumë të desha atëherë, i përmbysi dashuria të gjitha rastet e tjera. Sa nuk u çmenda nga dhimbja. Ti e di, mezi mbijetova nga vdekja. Kur e mora veten nga sëmundja dhe u bëra më mirë, shkova dhe mblodha të gjitha lulekuqet që kisha parë. Bleva ftesa dhe të përgatita funeralin. Ti erdhe i lemeritur nga çmenduria ime, më gjuajte mes gjindjes me këpucë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult