Akademia e Shkencave uron mësuesit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe kryesia e saj ju uron mësuesve që përhapin dritën e diturisë në të gjithë vendin: Gëzuar festën e 7 marsit!

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke e vlerësuar mësimdhënien si profesionin më të çmuar e të dobishëm për shoqërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, ju uron të gjithë mësuesve e profesorëve suksese në detyrën e tyre, duke ecur në gjurmët e dijetarëve e patriotëve të shquar të rilindjes kombëtare: vëllezërve Avdyl, Naim e Sami Frashëri, De Radës, Konstandin Kristoforidhit, motrave Parashqevi e Sevasti Qiriazi, Petro Nini Luarasit, Andon Zako Çajupit, Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Faik Konicës, e mendimtarëve të mëdhenj të shekullit të kaluar Fan Noli, Migjeni, Eqrem Çabej, Aleks Buda e më tej.

“Është arti suprem i mësuesit, të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri” – ka thënë shkencëtari i madh Albert Ajnshtajn. Qofshi të lumtur e të kënaqur në këtë ditë të veçantë, të dashur mësues, profesorë e akademikë që përcillni dritën e diturisë, kudo që jeni. Paçi sa më shumë urime dhe mirënjohje nga nxënësit tuaj! Gëzuar 7 Marsin!

ObserverKult