![shtepia restaurime](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2024/05/shtepia-restaurime-696x464.jpg)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po vazhdon punimet për restaurimin dhe ruajtjen e monumenteve kulturore në tërë vendin, ndërsa ka theksuar disa herë se nuk do t’i ndalin investimet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Kështu, sipas një njoftimi së fundmi nga MKRS-ja, është bërë me dije se është duke u punuar edhe në një aset tjetër të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, kësaj radhe në Gjakovë që njihet si qyteti i kulturës, traditës dhe qytetërimit.
Bëhet fjalë për shtëpinë e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit XVIII-të që gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.
Më saktësisht kjo shtëpi ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2024/05/shtepia-6-1024x683.jpg)
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2024/05/shtepia-4-1024x683.jpg)
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2024/05/shtepia-5-1024x683.jpg)
ObserverKult
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2024/04/kulla-decan-1024x684.jpg)
Lexo edhe:
EDHE NJË KULLË E NJOHUR PO RESTAUROHET, MINISTRI HAJRULLA ÇEKU TREGON SE PËR CILËN BËHET FJALË
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po vazhdon ruajtjen e historisë sonë përmes aseteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.
Kjo po bëhet gjegjësisht përmes punimeve për restaurimin e objekteve kulturore në krejt vendin.
Së fundmi, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punime për restaurimin e Kullës së Gjylë Kadrisë në fshatin Rastavicë në Deçan.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2023/11/xhamia.png)
MINISTRI HAJRULLA ÇEKU VIZITON OBJEKTET FETARE QË U RESTAURUAN
Katër objekte fetare të cilat janë restauruar i janë kthyer së fundmi në shfrytëzim besimtarëve. Po ashtu gjithë komunitetit në Gjakovë dhe Deçan.
Bëhet fjalë për tri objektet fetare në Gjakovë. Xhamia e Mahmut Pashës, Medreseja e Vogël. Si dhe Xhamia e Sefës si dhe Xhamia e Drenocit në Komunën e Deçanit.
Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult