Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur të nominuarit për çmimin shkencor ndërkombëtar Trinia e Albanologjisë “Meyer, Pederson, Jokl”. Çmimi që jepet për herë të parë është paraprirë nga një juri. Në krye të së cilës është Pëllumb Xhufi, e në përbërje Muzafer Korkutin, Ali Aliun, Seit Mansakun, Mishel De Van, Monika Genesin e Lovorka Koralic.
Juria ka nominuar 6 emra e vepra duke përfshirë Sir Noel Malkolm, Luçia Nadin. Roderik Beili, Zhan Pal Shampsis, Dhori Qiriazi dhe Davos Hosaflok.
Pëllumb Xhufi, kryetar i jurisë, tha se “Ky është një çmim që jepet për studiuesit… Është një vlerësim për punën që studiues me emër të mëdhenj. Po përmend emrin e Sir Noel Malcolm që është i njohur në të gjithë botën jo vetëm në mjediset shkencore europiane, për veprat që ka shkuar. Emrat e tjerë ne gjykojmë dhe kjo është edhe dëshira. Meritojnë vlerësim dhe kjo është një mënyrë për të promovuar dhe inkurajuar studimet shqiptare të studiueseve të huaj”.
Për vepra nga Skënderbeu e Mesjeta e errët, te Kadare, lëvizja protestante a lufta e fshehtë e misioneve ne vitet 1940, nominimet rrokin tema të ndryshme. Fituesi do të shpallet në fund të nëntorit në Kuvendin e Albanologjisë që rimbahet pas 40 vitesh.
————————————————————
LEXO EDHE: AKADEMIA E SHKENCAVE MBAJTI KONFERENCË SHKENCORE PËR POETIN KOMBËTAR, NAIM FRASHËRI
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” kanë zhvilluar në Gjirokastër “Konferencën shkencore në nderim të 175-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit”.
Seanca e parë u drejtua nga rektori i Universitetit të Gjirokastrës prof. dr. Bektash Mema. Akad. Pëllumb Xhufi – kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe prof. asoc. Merita Gjokutaj.
Në fjalën e përshëndetjes, kryetari i Akademisë së Shkencave akademik, Skënder Gjinushi, tha se. “Kjo konferencë shkencore që po çelim është e pari në rendin e një vargu veprimtarish që Akademia e Shkencave ka parashikuar të zhvillojë këtë vit. Në 175-vjetorin e lindjes së figurës emblematike të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit. E gjatë këtij viti do të ndiqet nga konferenca e botime të tjera, veprimtari nderimi dhe studimi…