“Akademiku Fehmi Agani – martir i kombit dhe i shkencës”, organizohet forum akademik në Ulqin

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë – Shoqata Sociologjike Shqiptare, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin “Fehmi Agani” – Gjakovë dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi  do të organizojnë Forumin akademik “Akademiku Fehmi Agani – martir i kombit dhe i shkencës ”.

Ky forum akademik organizohet me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Profesor Aganit.

Kjo është bërë me dije nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në rrjetet sociale.

Forumi do të mbahet me datë 9 mars duke filluar nga ora 18:30, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin.

ObserverKult


Lexo edhe:

KAM KAQ BESË N’TY, POEZI NGA EUGENIO MONTALE

Kam kaq besë n’ty që ka me zgjat
(dhe marria që një ditë t’thash)
derisa nji rr’fe
për matanë bots
ka me shkallmue kët ksoll kashte
ku marrim jetë

Kena me u gjetë masandej s’di ku
n’se prej s’vërteti ka kuptim me thanë,
Diku kur, bot ma s’ka
Tuj diskutue mbi vargje t’nyjta

E di që mas ç’ka shohim,
e çka mundena me prek,
nuk asht jet e mundshme
por tej’jetë
a ndoshta, faqja tjetër e deks
që vitesh ndry mbajm në ne

Kam shum besim n’vedi
dhe ti ma ke ndezë pa e ditë,
pa e mendue se,
në kët lamsh e kokël që asht kjo jetë stërkamshash,
ku kurrgja s’dimë, ishte ndoshta,
n’pritje prej nesh që,
t’humbun e t’pafuqi,
me i dhanë nji shteg.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult