Kam kaq besë n’ty, poezi nga Eugenio Montale

Kam kaq besë n’ty që ka me zgjat
(dhe marria që një ditë t’thash)
derisa nji rr’fe
për matanë bots
ka me shkallmue kët ksoll kashte
ku marrim jetë

Kena me u gjetë masandej s’di ku
n’se prej s’vërteti ka kuptim me thanë,
Diku kur, bot ma s’ka
Tuj diskutue mbi vargje t’nyjta

E di që mas ç’ka shohim,
e çka mundena me prek,
nuk asht jet e mundshme
por tej’jetë
a ndoshta, faqja tjetër e deks
që vitesh ndry mbajm në ne

Kam shum besim n’vedi
dhe ti ma ke ndezë pa e ditë,
pa e mendue se,
në kët lamsh e kokël që asht kjo jetë stërkamshash,
ku kurrgja s’dimë, ishte ndoshta,
n’pritje prej nesh që,
t’humbun e t’pafuqi,
me i dhanë nji shteg.

Kam kaq shum bes n’vedi
sa m’ndez zjerm
e kush, prej s’jashtmi ka me m’pa
ka me thanë: “kqyrni nji jeri i bam hi”,
pa mrrí me kuptue se,
tuj rilind jam

Në shqip: Leon Mirakaj

ObserverKult


Lexo edhe:

EUGENIO MONTALE: KAM ZBRITË TU’ TA DHANË DORËN

Kam zbritë tu’ ta dhanë dorën, t’paktën nji milion shkallë
dhe tash që s’je ma, boshllëku asht në çdo hap.
Gjithsesi i shkurtë ka qenë udhëtimi ynë i gjatë.
I imi ende vazhdon, s’më ndodhin ma
rastësitë, rezervimet,
kurthet, përbuzjet e atij që beson
se realiteti asht ai që shikon.

Kam zbritë miliona shkallë tu’ ta dhanë dorën
jo veç pse me katër sy ndoshta shihet ma mirë.
Me ty i kam zbritë, sepse e dija që nga ne të dy

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


FEDERICO G. LORCA: KUR TË SHOH LAKURIQ…

Kur të shoh lakuriq më kujtohet toka,
toka e lëmuar ku asnjë kalë s’rend,
toka pa një xunkth, formë e kulluar,
mbyllur ndaj s’ardhmes me cak të argjendtë.

Kur të shoh lakuriq e kuptoj ankthin
e shiut që belin e hollë lakmon,
ose ethet e detit me fytyrë të pamatë
që dritën e faqes së vet s’e gjen dot.

Gjaku do të kumbojë nëpër shtretër
e me shpatë të vetëtimtë do të shfaqet,
por ti nuk do ta dish ku fshihen
zemra si thithëlopë ose manushaqja.

ObserverKult