Akademiku Vasil Tole ka publikuar dy botime elektronike (e-book) “Trashëgimia kulturore shqiptare” dhe “Trashëgimia kulturore evropiane”. Promovimin e botimeve elektronike akademiku Tole zgjodhi ta bëjë me nxënës nga Liceu artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
Këto dy botime janë nismë dhe realizim i Akademisë së Artit dhe Trashëgimisë-ODEA, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, shkruan akademiku Tole.
E-book “Për trashëgiminë kulturore shqiptare” përmban informacione thelbësore tekstore për trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale e mjedisore të Shqipërisë, legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar, monumentet e kulturës si dhe listën e “Kryeveprave kombëtare shpirtërore”, institucionet e ruajtjes dhe edukimit, etj, shoqëruar me ilustrime fotografike, skica e linke për dokumentimin e saj etj., transmeton ‘diapsorashqiptare.al’
E-book “Për trashëgiminë kulturore evropiane” përmban informacione thelbësore tekstore për trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale e atë mjedisore të Evropës, identitetin kulturor evropian, simbolet kulturore zyrtare, muzetë dhe arkivat si institucione të edukimit, monumentet e kulturës dhe dukuritë shpirtërore, trashëgiminë arkeologjike nënujore, të shoqëruara me ilustrime fotografike, skica e linke për dokumentimin e saj.