Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka bërë të ditur që është anuluar Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”.
Arsyeja e këtij anulimi është për shkak të grevave të aktorëve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Ne e respektojmë plotësisht të drejtën e organizimit sindikal. Nga Shoqata Sindikale e Aktorëve kemi kërkuar që ta kursejnë Festivalin Moisiu, pasi ai paraqet interes kombëtar dhe përfshin tri shtete. Nuk e kemi gjetur këtë mirëkuptim nga sindikata.
Andaj, në konsultim me Tiranën e Shkupin, përkundër përfundimit të të gjitha përgatitjeve programore dhe logjistike, jemi të detyruar të anulojmë festivalin për të cilin u bënë shumë sakrifica që të arrinte në edicionin e tretë”, thuhet në publikim.
Ndryshe, ky festival ishte paraparë të mbahej nga 20 deri më 27 nëntor.
ObserverKult
Lexo edhe: