Vdekja e aktorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti ka tronditur gjithë shqiptarët, por edhe artistët në Turqi.
Luran Ahmeti kishte interpretuar në një sërë filmash në Turqi si ‘Lugina e Ujqërve’ apo ‘Sulejmani i Madhërishëm’.
Artistët turq kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e parakoshme nga jeta të 46-vjeçarit shqiptar.
Alev Alev shprehet kështu: “O shqiptar im, miku im i vjetër dhe i çmuar. Më thoje gjithmonë se ne jemi si dy male, prandaj jemi të palëvizshëm. Na dogje se brendshmi”.
Aktorja turke Hazal Kaya shkruan në mesazhin e saj: “Oh zemër … Do të më marrë malli shumë!”
Një mesazh vjen edhe nga aktori Bulent Yaprak: “Ah, shqiptar i madh. Le të vazhdojë revolucioni jot”.
Tolga Tekin: “Le të jetë hapësira juaj një parajsë, vëlla i dashur.”
Celil Nalcakan: “Gjithmonë e kam pasur zili aktrimin tuaj, kam dashur të luajmë së bashku, nuk kisha fat. Zoti e bekoftë shpirtin tuaj, i dërgoj ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij. Unë jam shumë i trishtuar”.
Ceyda Ates: “I dashuri im Luran … Lamtumirë, nuk do t’i harrojë ditët tona në Maqedoni”.
Levent Sulun: “Ahhhhh vëllai im … Ahhhhh shqiptar i madh! Sëmundja Covid ju mori nga ne. Familja juaj, të dashurit tuaj. Zoti të mëshiroftë, qofsh i parajsës, vëllai im…”
Veda Yurtsever: “Oh, zemër, o djalë shqiptar, fli i qetë”.
Gonca Vuslater: “Zemra ime është copëtuar me këtë lajm”./eo