Aktori Guljelm Radoja në gjendje kritike për jetën, prej dy javësh në spital

Aktori i mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja ndodhet i shtruar prej dy javësh në reanimacionin e Spitalit të Durrësit. Raportohet se aktori ndodhet në gjendje kritike shëndetësore për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar sëmundja e koronavirusit.

‘Panorama’ mëson se aktori ishte infektuar me Covid-19 dhe tashmë është negativizuar, por mushkëria e tij është dëmtuar rëndë, duke i sjellë probleme të theksuar në frymëmarrje.

Bëhet me dije se sipas mjekëve në këtë spital, transportimi i tij drejt spitalit në Tiranë apo jashtë shtetit, është i pamundur.

Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e aktorit kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar ndihmë që Guljelm Radoja të kurohet jashtë vendit./panorama.com.al

LEXO EDHE: Mesazhi emocionues i Gentian Zenelajt: Mos u dorëzo Guljelm Radoja…