Aktori i njohur, Gentian Zenelaj, njihet për qëndrimet e tij në rrjet sidomos kur bëhet fjalë për çështje të artit, ku edhe vetë është i përfshirë.
Së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin radiofonik “Merre Me Long” në Top Albania Radio tha se artistët nuk janë ata që të gjithë pamë dhe stërpamë në “BBV”.
“Duhet t’ju tregojmë shqiptarëve që thellë-thellë artistët nuk janë ata që pamë në “Big Brother”. Jemi më të mirë se aq,”-është shprehur ndër të tjera aktori i njohur, Gentian Zenelaj.
Kujtojmë që këtë sezon në Big Brother Vip ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur sidomos nga fusha e aktrimit.
ObserverKult
Lexo edhe:
PARALAJMËRON PSIKOLOGIA E NJOHUR: MOS I LINI FËMIJËT TA SHIKOJNË BIG BROTHERIN
Psikologe Enertila Bekteshi, e ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTv foli për fenomenin Big Brother Vip dhe ndikimin që ka ky reality show në jetën tonë.
Bekteshi paralajmëroi prindërit që mos i ekspozojnë fëmijët ndaj një eksperimenti social siç është Big Brother Vip.
“Fëmijët janë më të prekurit nga ky reality show. Duhet të anashkalohet ndjekja e Big Brother nga fëmijët sepse nuk kuptohet drejt qëllimi i këtij emisioni.
Është një eksperiment social, i cili pavarësisht komenteve ka për qëllim një ndryshim, vënien në dukje te fenomeneve sociale.
Brenda janë personazhe me jetë dhe koncepte të ndryshme. Ky program është i papërshtatshëm për t’u ndjekur nga fëmijët…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU