Aktori i njohur i humorit i revoltuar: Hiqeni këtë festë nga kalendari

Zenelaj ka thënë se një nga festat që ka më shumë bezdi, është ajo e ditës pa makina. Sipas tij, kjo festë mund të organizohet

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Bardh e Zi” në ABC. Ku foli gjerë e gjatë për festat.

Zenelaj ka thënë se një nga festat që ka më shumë bezdi, është ajo e ditës pa makina. Sipas tij, kjo festë mund të organizohet por nuk mund të bllokohen të gjitha rrugët.

“Ma zhdukni ditën ‘qyteti pa makina’. Nuk është nismë qytetare. Duhet të më lejoni të bëj zgjedhje jo të më mbyllni trafikun”, tha Zenelaj.

Ai gjithashtu tha se Festa e Pezës duhet të hiqet pasi sipas tij kjo festë nuk u përket të gjithë shqiptarëve.

“Duhet të hiqet festa e Pezës se nuk e konceptoj dot. Si mundet shteti shqiptar nga buxheti i vet të paguaj për një festë që nuk u përket të gjithëve. Se kanë qenë edhe forcat kundërshtare. Ka qenë edhe Balli Kombëtar. Pra nuk u përket të gjithëve.” tha aktori./preferenca-al.com

_________________________

Lexo edhe:

FESTA E LULEVE, PËR TA NDERUAR DHE KUJTUAR VEPRËN E SKËNDERBEUT

Revista franceze “Mon bonheur” ka botuar, më 10 korrik 1910, një shkrim në lidhje me “festën e luleve” në Shqipëri për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Për nder të një heroi kombëtar

Festa e Luleve në Shqipëri

Festa e Luleve, për nder të Skënderbeut, zhvillohet në fillim të Bajramit, d.m.th. Pashkëve myslimane. Ka këtë karakter të veçantë, e festuar nga shqiptarët, të cilët janë muhamedanë (myslimanë) dhe të lidhur me Turqinë, për të festuar kujtimin dhe bëmat e heroit të madh kombëtar që çliroi Shqipërinë nga zgjedha e turqve.

Një natë para Festës së Luleve, burrat e Shqipërisë, të gjithë luftëtarë, mblidhen së bashku dhe pleqtë u tregojnë të rinjve historinë e Skënderbeut, që është përcjellë nga brezi në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult