Aktori i njohur: Jam shqiptar krenar, më shkruani emrin saktë

Kostas Nikouli

Aktori Kostas Nikouli ka folur së fundmi për origjinën e tij shqiptare.

Aktori i cili aktualisht luan në “Sasmos”, ka ndarë rrugëtimin e jetës së tij, me publikun.

Ai ka folur për prindërit e tij emigrantë nga Shqipëria duke shpjeuar se si e ka gjetur veten në Shkollën e Aktrimit.

Gjatë rrëfimit të tij aktori ka theksuar se ndihet krenar që është shqiptar dhe nuk ndihet aspak keq për këtë fakt.

Ndërkohë mes të tjerash ai ka deklaruar se në Greqi nuk është ndjerë kurrë i huaj.

“Emri im nuk tradhton asgjë. Personalisht dua që mbiemri të jetë Nikouli dhe jo Nikoulis, të kujtoj se nga vij. Në ID shkruante Nikouli dhe ky doja të ishte mbiemri im.

Jam krenar që jam shqiptar. Isha i hapur që në momentin e parë dhe nuk u ndjeva si i huaj apo ndryshe nga të tjerët.” tha aktori Kostas Nikouli.

Nuk duhet harruar që aktorët shqiptarë në Greqi nuk kanë gjetur shumë dashamirësi. Rasti i fundit ishte ai i Laert Vasilit që ka pasur shumë tensione atje.

ObserverKult

___________________________

Lexo edhe:

ALEKSANDËR MOISIU, AKTORI QË KURRË SE MORI PASAPORTËN SHQIPTARE

Aleksandër Moisiu, një prej artistëve më të mëdhenj shqiptar, ndërroi jetë 86 vjet më parë.

Aleksandër Moisiu, aktori me famë ndërkombëtar lindi në qytetin e Triestes në Itali më 2 prill të vitit 1879. Dhe u nda nga jeta më 22 mars të vitit 1935.

Pas një periudhe në emigrim në Trieste, familja e tij bashkë me të do të ktheheshin në qytetin e Durrësit ku edhe do të rritej Aleksandër Moisiu.

Kur ishte vetëm 19 vjeç ai largohet sërish nga Durrësi për të studiuar këtë herë në Vjenë të Austrisë. Ku edhe me përkrahjen e Jozef Kainc do t’i përkushtohej talentit të tij të aktrimit.

Suksesi i tij i parë ishte pikërisht më 1911 me rolin e Edipit

Karrierën si fillim e nisi si aktor i roleve episodike në Burgtheater më 1898. Dhe më pas ai u pranua si aktor më 1911 si pjesë e trupës së Max Reinhasdt.

Suksesi i tij i parë ishte pikërisht më 1911 me rolin e Edipit. Më pas karriera e tij shënoj vetëm suksese në të gjithë teatrot më të njohur të Evropës. Por edhe ato të…

Leximin e plotë mund ta bëni Këtu.

ObserverKult