Aktorja Arjola Demiri flet për politikën: Edhe kam qejf edhe…

Aktorja arjola demiri

Aktorja Arjola Demiri ka shprehur më herët ambiciet politike. Madje edhe ato për t’u bërë deputete. Ndërkohë mbetet mbështetëse e Partisë Socialiste.

Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ajo u fut në “Big Brother Vip” dhe vijoi me karrierën si aktore humori.

Disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm.”

Por a do t’i futet Arjola Demiri politikës?

“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf.”- tha Arjola e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, duke mos treguar më shumë.

Kujtojmë se gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama. Ate e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

Ndërsa në një intervistë tjetër një vit më parë në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja.

Pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”. /panorama

ObserverKult

Lexo edhe:

“KUR PUTHA BUJAR ASQERIUN ‘SHKALLOI’ FAREFISI”, ARJOLA DEMIRI RRËFEN VËSHTIRËSITË QË KA HASUR NË…

Arjola Demiri aktorja

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka qenë një ndër protagonistët e mediave rozë kjo edhe për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip”.

Brenda mureve të shtëpisë, Arjola gjen rastin për të rrëfyer historitë e saj jetësore dhe vështirësitë që ka hasur. Ditën e sotme ajo ka ndarë me Einxhel dhe publikun një episod nga jeta e saj ku është paragjykuar nga familjarë e të afërm mbi një skenë puthjeje me aktorin e shquar, Bujar Asqeriu.

‘Bëra filmin ‘Njerka’, që isha në film me Bujar Asqeriun që puthesha, shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë…. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”, është shprehur ndër të tjera Demiri.