Nxitojmë shumë për dy grusht dhe në fund…

Nga Namir Lapardhaja

Vdekja është një përkujtim që ia prish njeriut gëzimet e së përditshmes. Ajo mund të zërë edhe në lartësitë e maleve, edhe në thellësitë e deteve…; edhe në gjumë, edhe zgjuar…; edhe nëse je me pushtet, edhe nëse je pa pushtet…; edhe nëse je i pasur, edhe nëse je i varfër…; edhe nëse je i shëndetshëm, edhe nëse ke siklete shëndetësore….
Njeriu bën jetë të shpenguar sikur të ishte i përjetshëm, edhe pse të gjithë jemi kalimtar dhe, siç thuhet në librat e shenjtë, “çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen”.
Njeriu nxiton shumë për të mbledhur sa më shumë pasuri dhe pushtet, por ajo që ngelet në fund janë vetëm dy grusht dhe.
Ndaj largimet e të njohurve apo të afërmve duhet të na bëjnë të meditojmë se, herët a vonë, të gjithë do ta nisin atë udhëtim, mirëpo ajo që ka rëndësi është emri që do të lëmë pas dhe veprat e mira që mund të përfitojnë të tjerët.

ObserverKult

Lexo edhe:

ARTAN FUGA: SHITËSI QË MË DHA NJË BAKSHISH TË MAJMË