Aktorja e njohur, Lindsay Pearlman, gjendet pajetë disa ditë pasi ishte zhdukur

Aktorja e njohur, Lindsay Pearlman, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Sipas Eonline, aktorja, u gjet e vdekur pesë ditë pasi ishte zhdukur. Ajo u pa për herë të fundit në një lagje të Hollywood-it, disa kilometra larg vendit ku u gjet trupi i saj, i mbështjellë në një batanije në makinën e saj dhe kishte pilula kudo.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje të tjera nga policia. Shkaku i vdekjes së saj po hetohet nga mjekësia ligjore. Lindsay hodhi hapat e saj të parë si aktore në Çikago, Illinois.

Më pas ajo u transferua në Los Angeles, ku u bë njohur për rolet në American Housewife, The Ms. Pat Show dhe The Purge./lapsi.al


Lexo edhe:

E TMERRSHME: I RIU NGA SHKODRA NDËRROI JETË NË GALERI DHE U MBAJT NË BURG DERISA KREU DËNIMIN…