Prekëse/ Rita Gjeka: Kur mbyll derën, jam prapë me Xhorxhin

Drejtoreshë e teatrit “Migjeni” në Shkodër, aktorja Rita Gjeka e ftuar kohë më parë në “Vila24”, ndau momentet më të forta të jetës.

Ajo e nisi me karrierën, ku përcolli situatën e vështirë në teatër për shkak të mosfunksionimit të mirë të kaldajave. Vendosmërinë për të vënë në skenë një pjesë të Ernest Koliqit, përtej rezervave “të elitës”, siç thotë ajo.

Gjithashtu ajo foli edhe rreth sakrificave për shkak të pandemisë. Më tej Gjeka ndalet tek humbja aksidentale e bashkëshortit të saj Xhorxhit duke thënë se preferon që dhimbjen ta mbajë për vete.

“Kur mbyll derën e shtëpisë me çelës, unë jam prapë me Xhorxhin…”- e prekur, Rita zgjedh fjalët me modesti. Por gëzimi i saj është e bija, Silvia së cilës i përcolli një mesazh shumë domethënës.

Moderatorja, Brunilda Lahe i sjell në kujtesë një postim që ajo kishte bërë në rrjete sociale ku kërkon që njerëzit ta duan veten. Por për veten e saj përgjigjet me batutë: “Jo, nuk e dua se unë pi shumë cigare”.

Me humorin tipik shkodran, Gjeka flet edhe për miken e saj të ngushtë, aktoren Zyliha Miloti, duke zbuluar një tjetër pjesë të saj që nuk kemi mundur ta njohim përmes ekranit. /balkanweb.com

_____________________

Lexo edhe:

ZYLIHA MILOTI, AKTORJA E MREKULLUESHME QË VAZHDON TË JETË AKTIVE NË TEATËR

Zyliha Miloti lindi më 11 janar 1946, në Shkodër. Mbaroi shkollën e mesme “Jordan Misja” në vitin 1965. Në vitin 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës. Mban titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, ajo u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar. Rolet e para kanë qenë dramatike. Si aktore e humorit ajo filloi në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës pranë…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult