Alarmante/ “Rrezikojnë të zhduken më shumë se 2500 gjuhë nga 6000 në të gjithë botën”

përdorimi i pikës

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare janë organizuar aktivitete të ndryshme në institucionet publike në Shqipëri.

21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Synimi i saj është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale.

Në analizat e UNESCOs, thuhet se rrezikojnë të zhduken më shumë se 2500 gjuhë në të gjithë botën nga 6000 që fliten aktualisht. Deri më tani, në 90 vite janë zhdukur më shumë se 200 gjuhë, teksa më pak se 10 njerëz arrijnë të flasin 199 prej tyre.

Një ndër shkaqet kryesore të zhdukjes së gjuhëve është dhe përzierja me disa gjuhë nga emigrantët.

Në Shqipëri, më 12 Mars do të hapet Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, për të gjitha shkollat 9-vjeçare nga veriu në jug.

Qëllimi i konkursit është motivimi i fëmijëve për të zbuluar më shumë mbi gjuhën dhe letërsinë. Janë mbi 8 mijë nxënës të shkollave që do të bëhen pjesë e saj.

Konkursi do të jetë në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet dhe më pas më finalen e madhe.

Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU: / euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

GJËRA QË NDOSHTA NUK I KENI DITUR PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË GJUHËS AMTARE

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është një ditë ndërkombëtare e shpallur nga UNESCO në vitin 1999.

Kjo ditë festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë. Dokumenti 16/C i UNESCO-s nga viti 1970 thotë:”Gjuha amtare shënon rrugën e qenies njerëzore dhe përmes saj ajo hyn në shoqëri, bën kulturën e grupit të cilit i takon dhe vendos bazat për zhvillimin e aftësive intelektuale të saj.”

Tekstin e plotë mund ta elxoni KËTU:

ObserverKult