Gjëra që ndoshta nuk i keni ditur për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është një ditë ndërkombëtare e shpallur nga UNESCO në vitin 1999.

Kjo ditë festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë. Dokumenti 16/C i UNESCO-s nga viti 1970 thotë:”Gjuha amtare shënon rrugën e qenies njerëzore dhe përmes saj ajo hyn në shoqëri, bën kulturën e grupit të cilit i takon dhe vendos bazat për zhvillimin e aftësive intelektuale të saj.”

Që nga viti 1999 kur UNESCO kishte shpallur 21 shkurtin Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar e ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.

Ideja për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare ishte iniciativë e Bangladeshit.

Gjuha amtare është një pasuri për të cilën çdo individ duhet t’i përkushtohet me dashuri dhe respekt. Dhe kjo duhet të jetë e mundur për të gjithë, të paktën sipas fjalëve të Deklaratës të cituar në fillim të këtij teksti.

Por një evropian mesatar do të habitet kur të mësojë sa njerëz pengohen ta bëjnë këtë në vetë Evropën, pa përmendur kontinentet e tjera, veçanërisht Afrikën.

Edhe Franca, një simbol tradicional i të drejtave të njeriut, vepron në një mënyrë shumë diktatoriale në lidhje me gjuhën amtare të Bretonëve dhe Korzikanëve.

Situata është më e keqe në Afrikën nën-Sahariane, veçanërisht në kolonitë e mëparshme franceze.

Ndryshe, sipas të dhënave të OKB, çdo dy javë një gjuhë zhduket, duke marrë me vete një trashëgimi të tërë kulturore dhe intelektuale.

ObserverKult  


jusuf gërvalla

Lexo edhe:

BUQETË ME POEZI TË JUSUF GËRVALLËS: KANGA QË DO T’I KËNDOJ ASAJ…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, dekoruar edhe me Urdhrin Hero i Kosovës, poetit, Jusuf Gërvalla:

U MËSOVA TË DUA

Në duart e mia të ftohta me duart e mia
Trupin tënd e preka të ftohtë në argjilë
Largimin tënd akull dhe gazi m’u bë helm
Dimrin tonë të ftohtë e ngurosa në qepallë
E mapësuar dora ime e hapi kuvelinë
E dimrit
Dhe erdhi pranvera e dashurisë ndaj njeriut.
Gazi i tij pa kripë kripa e tij pa det e argjilë
Portofoli imë rëre gërshetat e tij kallam
Duart e mia të ftohta
Trupi i tij ujë
Dhe letër e verdhë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult