Alban Bala: Bota ime e mbështjellë me aromë gruaje…

Poezi nga Alban Bala

E huaj është nata sonte
E huaj shtëpia, qyteti që hyn nga dritarja
I huaj gjumi, droja e yjeve që mezi shihen
E huaj

Vetëm ti je e njohur si një shall i ngrohtë
Që mban ende aromën time mes gishtash
Mbështillem me kujtesë ku ti je dora
Që imiton lulet e mia të përmbysura
Tash sa kohë mbi një tokë të huaj

Më kot
Përpiqem t’i rishpik të gjitha
Netët e verës, këngët e pafund
Hapat drejt së panjohurës që po ashtu 
Mbetet një shtëpi e huaj
E huaj si kjo natë, si qyteti me zhurma, 
si gjumi dhe droja e yjeve që s’duken.

Bota ime e mbështjellë me aromë gruaje…

ObserverKult

Lexo edhe:

ALBAN BALA: SONTE TË PASHË NË RRUGË, NË ÇDO FYTYRË…