Alban Bala: Çfarë është dashuria nëse ti nuk je …

grua

Çfarë është dashuria nëse ti nuk je 
Drita e gishtave që lexojnë kohën 
Ora e zemrës që rreh, shiu i ngrohtë 
I kësaj mbrëmjeje të mbetur me kokën 
Pas reve… 

Çfarë është dashuria kur nuk t’i shoh hapat 
Të ecin mbi gjurmët e mia, mbi heshtjet 
Kur nuk më përqafon me hijen tënde, me zërin 
Dhe me kujtime? Çfarë është dashuria 

Kjo britmë e ngjirur vetmie 

Tani kam çdo gjë veç vetes se plotë 
Pasqyrat më tregojnë ndritshëm çfarë mungon. 

Dhe nëse mund të shkruaj për ty kjo nuk do të thotë 
Se unë jam dashuria…

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: KËTO ISHIN FJALËT E FUNDIT QË DËGJOVA PREJ AZEM SHKRELIT