Alban Ramosaj hedh në gjyq Olti Currin, kjo është arsyeja

Këngëtari Alban Ramosaj ishte rivali më i fortë i Ronela Hajatit në festivalin e fundvitit që përcaktoi këngën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion dhe juria zgjodhi “Sekretin” e Ronelës duke lënë të zhgënjyer Albanin.

Menjëherë pasi, Ronela nuk arriti dot të kualifikonte Shqipërinë në finale, dolën shumë lajme gjasme sikur kishte reaguar Alban Ramosaj dhe kishte thënë që po të merrte pjesë ai, gjërat do kishin qenë ndryshe dhe do arrinte finalen.

Blogeri thumbues Olti Curri ka publikuar një video ku shfaqet një mesazh i Kryefjala.com drejtuar një llogarie në Instagram që pretendohet se është Alban Ramosaj dhe merr përgjigje.

“Ckemi! Më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovizion, jo vetëm finalen, por edhe gjysmëfinalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën,” dëgjohet në mesazhin zanor që pretendohet se është Alban Ramosaj, transmeton ‘revista ai’.

Zëri i vërtetë është i Elios Shuli, aktor i ri dhe moderator në radio dhe e gjitha kjo ka qenë një shaka e blogerit bashkë me Elios. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Alban Ramosaj. I cili ka thënë se do ta ndjekë këtë gjë në rrugë gjyqësore dhe ka lajmëruar tashmë avokatët e tij.

Kaq ka mjaftuar që Olti t’i kundërpërgjigjet mes Instagramit ku i jep të drejtën ta ndjek edhe me SPAK-un nëse do, thjesht ai si artist nuk e kupton që këto gjëra merren me sportivitet nga gjithë.


Lexo edhe:

PAS DËSHTIMIT NË EUROVISION, VJEN REAGIMI NGA RONELA HAJATI

Ronela Hajati ka reaguar për herë të parë pasi nuk mundi të shkonte dot në finalen e “Eurovision-it”.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me balerinët ku shihet e buzëqeshur. Ndërsa ka shkruar se fitorja e saj më e madhe ka qenë dashuria e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovisionin sepse fitova turmën (publiku)! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”, ka shkruar Ronela krahas fotos me balerinët...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU