Pas dështimit në Eurovision, vjen reagimi nga Ronela Hajati

Ronela Hajati ka reaguar për herë të parë pasi nuk mundi të shkonte dot në finalen e “Eurovision-it”.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me balerinët ku shihet e buzëqeshur ndërsa ka shkruar se fitorja e saj më e madhe ka qenë dashuria e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovisionin sepse fitova turmën (publiku)! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”, ka shkruar Ronela krahas fotos me balerinët.

Megjithëse bëri një performancë të shkëlqyer shoqëruar me balerinët, pjesë e të cilëve ishte dhe Klaudia Pepa, Ronela Hajati nuk ia doli që bëhej pjesë e finales së madhe të festivalit evropian.

Shtetet që u kualifikuan në finale mbrëmë janë:

Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ “GODET” RONELA HAJATIN: JEPNI FUND METODAVE KORRUPTIVE ALLA SHQIPTARÇE…

Robert Aliaj ka reaguar po ashtu ashpër ndaj performancës së Ronela Hajatit në “Eurovision”.

Përmes një postimi në Facebook, Aliaj thotë se ka ardhur koha t’i jepet fund metodave korruptive alla shqiptarçe në festivalin kombëtar. Dhe të mos lejohen më performanca të tilla përfaqësuese, të cilën e cilëson vulgare.

Postimi i plotë i Robert Aliaj:

Fikni televizorin kur të transmetohet kjo performancë mu…ti”, acarohet këngëtarja shqiptare.

Ky nuk është komenti im, është koment i një reviste frankofone dhe nuk është i vetmi.

Koha që RTSH të marrë përgjegjësitë e veta dhe ti japë fund metodave korruprive alla shqiptarçe në lidhje me përfaqësimin tonë në Eurovizion. Sot në një tjetër radio prestigjoze flamandofone spikeri duke komentuar Eurovizionin. U shpreh që nuk do të dëshironte që performancën shqiptare ta shikonin fëmijët e tij. Duke e komentuar atë si një përfaqësim të papërshtatshëm dhe vulgar.

Stop me qokat dhe nivelin skandaloz të festivalit të këngës shqiptare. Ngjarjes më të madhe muzikore të vendit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU