Është e vështirë të jesh i lirë
kur e ke të lidhur zemrën me zinxhirë
E di e di, po flet ai
që dikur kish botën nën këmbët e tij.
Dhe tani i mungon,
dhe tani e mundon
veç ti.
Nuk ka dje, nuk ka sot, nuk ka nesër
Pse kaq vonë po e kuptoj
se pa ty nuk jam unë as në qiell,
as në tokë, as në ëndërr
Pse më verboi kjo krenari
kur gjithçka që doja ishe ti,
ishe ti, por ti ende nuk e di.
Nuk kam më zë, nuk kam më lot
Më beso gjithçka pa ty duket e kotë
E di e di, po flet ai
që dikur të fali dhimbje dhe vetmi.
Dhe tani e lëndon ti,
dhe tani i mungon ti pa kufi.
Nuk ka dje, nuk ka sot, nuk ka nesër
Pse kaq vonë po e kuptoj
se pa ty nuk jam unë as në qiell,
as në tokë, as në ëndërr
Pse më verboi kjo krenari
kur gjithçka që doja ishe ti,
ishe ti, por ti ende nuk e di.
——————
Lexo edhe:
Alban Skënderaj: Më shtrëngo dhe njëherë si dikur (teksti dhe kënga)
ObserverKult