Dashuria është si ajri
e ndjej kudo: më kalon nëpër duar,
futet pa ndjerë në mushkëri
më jep frymë
Është e gjallë, më e zjarrtë se zjarri
por prapë s’e shoh që s’e shoh,
nuk e di, nuk e di,
si ashtu përhumbshëm më ikën
si pakuptuar më humbet nga sytë…
Dashuria është pasqyra ku na sheh tjetri
jo vetja,
është shija e kripur e mallit që trondit shpirtin
parajsa që krijojmë vetë e ndihemi të lumtur
kujtesa që edhe ajrin e dridh e bën të lëkundet
është bari që rritet në shkretëtirën e pafundme
kënga më drithëruese që askurrë s’është kënduar
…DASHURIA është një ëndërr që jetohet zgjuar…