Aktori i njohur, Albano Bogdo, ka qenë i ftuar në programin “Opinion” dhe ka rrëfyer se ka vuajtur nga ankthi që në adoleshencë dhe më pas ka vijuar me sulmet e panikut.
Madje në disa shfaqje nuk ka marrë pjesë si pasojë e panikut që e ka kapur para daljes në skenë.
“Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi.
Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja.
Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thoshin. Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thoshin s’janë normale.
Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja te doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor te një psikolog.
Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore… Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku.
Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja.
Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital.
Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga zemra s’kam asgjë”, tha Bogdo.
Më pas sëmundjen aktorit ia zbuloi një farmaciste. “Një farmaciste. Kam qenë në shtëpi, ka qenë verë.
Një farmaciste padashje sepse kishte të bijën që vuante të njëjtën gjë, më tha, ti ke panik, duhet të shkosh në një psikiatër. I kam hipur taksisë menjëherë, kam shkuar te “Pesa”, nuk e vrisja mendjen.
Kam qenë aq keq saqë nuk e vrisja mendjen. Le të thoshin jo është i çmendur… Psikiatria më dha një kokërr sa të qetësohesha për atë natë. U qetësova, u vizitova.
M’u duk sikur u shërova nja 3 muaj. Vazhdoi prapë, të rikthehet”, tha Bogdo.
Ndërkohë teksa në studio u diskutua lidhja që ekziston mes çrregullimeve të shëndetit mendor dhe ndryshimeve ekstreme në ushqyerje, Bogdo tha se e ka vuajtur një gjë të tillë fiks para dy vitesh. “Unë kam gjithë këto vite që marr ilaçe për depresionin.
Para dy vjetësh, pa asnjë lloj arsye, pa e ndryshuar aspak dietën, sasinë, as mjekimin. Sinqerisht, e kam pasur kofshën sa ka dorën zonja. U bëra 69 kilogramë, 1 e 86 i gjatë.
Pa asnjë lloj arsye për tre muaj. Analizat dilnin të gjitha shkëlqyer. Haja njësoj, pija njësoj…Dhe pastaj papritur, filloja merrja veten pa asnjë lloj arsye. Pa e shtuar ushqimin, pa ndryshuar asgjë”, tha Bogdo./Bordo.al
ObserverKult
Lexo edhe:
AKTORI SHQIPTAR, ALBANO BOGDO, RRËFEN TMERRIN QË PËRJETOI NË QELINË E PARABURGIMIT…
Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka rrëfyer një nga momentet më të sikletshme dhe të vështira për të.
Bogdo ka treguar se një herë është shoqëruar në Polici në Komisariatin numër 3 në kryeqytetin shqiptar dhe tregon se kushtet atje ishin skandaloze, dyshekët ishin me mut dhe vinte një erë shumë e keqe.
‘Më plehrë, nuk e di. Mu duk vetja si në Somali. Ishin kushte ndyrësira. Ato kushte në paraburgim nuk i meritojnë as kriminelët e luftës. Dysheqet ishin me mut, dhe duhej të uleshim ose të shtriheshim aty.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult