
Së shpejti nga “Albas” vjen libri “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër”, një libër-guidë për të gjurmuar shtresat dhe larminë e trashëgimisë sonë kulturore e natyrore.
Ky libër është një panoramë e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Autor i tij është Dr. Arsim Canolli, antropolog i njohur kosovar.
Duke nisur nga thellësitë e Rugovës e duke vazhduar drejt Novobërdës, ky udhëtim i përmbledhur ju çon në të gjitha qendrat e qoshet e Kosovës. Libri shërben si një hartë e përshkruar me një qasje etnografike nga autori, ndërsa fotografitë origjinale përçojnë atmosferën autentike të çdo vendi.
Me një gjuhë të rrjedhshme e të thjeshtë, teksti ofron edhe sugjerime praktike për organizimin e vizitave, që nga itineraret ditore te sugjerimet për shijen lokale, duke bërë që çdo kureshtar të ndihet si gjahtar i bukurisë së Kosovës.
Ky libër-guidë është një hartë kulturore për çdo vizitor, qoftë adhurues arkeologjie, qoftë dashamirës natyre.
Librin do ta gjeni së shpejti, në libraritë kryesore të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë!
ObserverKult
Lexo edhe: