Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Asnjëherë” të këngëtares, Albërije Hadërgjonaj!
Dua të dëgjoj që je i lumtur
Ti nga unë mos prit më asnjë lajm
Unë ti dhashë të gjitha pa m’u lutur
Jo nuk jam penduar, jo s’do qaj.
Si një rrugë e zbrazur zemra ime
Është një vend i huaj, nuk e njoh
Koha i rrënoi edhe kujtimet
Dhe kjo rrugë të lutem,
mos kalo.
Po kalon një ditë dhe
prapë një tjetër… më mungon…
Jo nuk dua vetës të vërtetën
T’ia pranoj…
Asnjëherë…
Nuk do të jemi si më parë
Asnjëherë…
Nuk do të besoj që jemi ndarë
Asnjëherë…
S’do të di të jetoj unë jo pa ty
Asnjëherë…
Unë dhe ti s’do të jemi dy
Si një orë e ndalur janë mendimet
Emri yt më dhemb kur e dëgjoj
Unë i fsheha lotët dhe kujtimet
Në një vend që kurrë mos t’i kërkoj
Po kalon një ditë dhe
prapë një tjetër… më mungon…
Jo nuk dua vetës të vërtetën
T’ia pranoj…
Asnjëherë…
Nuk do të jemi si më parë
Asnjëherë…
Nuk do të besoj që jemi ndarë
Asnjëherë…
S’do të di të jetoj unë jo pa ty
Asnjëherë…
Unë dhe ti s’do të jemi dy.
ObserverKult
————————
Lexo edhe:
JULIANA PASHA: NJË ÇAST TË HUAJ U BËMË UNË E TI (TEKSTI DHE KËNGA)