Albi Lushi: Ti nuk ishe më aty…

albi lushi ti nuk ishe me aty

Ti nuk ishe më aty,
në kafenenë përbri rrugës sime.
Afshi na mbinte në sy,
Kur si hajdutë vidhnim vështrime.

Ti më aty nuk ishe,
Kur dielli priste të zgjoheshe ti!
Mëkatet ngujova në shishe…
Në Shishen – Perëndi!

Prej kurmit tënd kish’ mbetur hija
Dhe buzëqeshja pa ditur pse,
Me ty në ëndërr e lumtur flija
Se ti do ishe diku atje.

Atje në cep të kafenesë
Ku ti më haje me sy
Tani lash mallin të presë
Se mbase do vije aty!

ObserverKult

ALBI LUSHI: MERRMA TË VETMEN FRYMË…