Albi Lushi: Merrma të vetmen frymë…

albi lushi ti nuk ishe me aty

Po deshe jetoje jetën time
Ta fal të gjithën, çdo minutë
T’i fal dhimbjet, t’i fal ëndrrat
Kurthet, makthet që frika fut.
Ta fal mallin, t’i fal brengat.

Po deshe merre jetën time
Të kuptosh se si jetohet
Ta fshish urrejtjen veç me shpresë
Ta ndjesh afshin si tërbohet
Vdekjen ta lesh jashtë të presë.

Po deshe merrma të vetmen frymë
Çdo sekond ty po ta fal
Udhë pa udhë kur malli grish
Dhe pesha supet në jerm t’i ndal,
Do m’përgjunjesh t’ma kthesh sërish!