Albin Kurti dhe Hajrulla Çeku vizitojnë kompozitorin, Akil Koci: “Kënaqësi t’i dëgjosh kujtimet e tij…”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së fundmi kanë qenë në konakun e kompozitorit të njohur shqiptar, Akil Koci.

Çeku përmes një postimi dhe disa fotografive në Facebook tha se ishte kënaqësi t’i dëgjosh kujtimet e tij nga Prizreni e Sarajeva, deri te Londra ku jeton për kohë të gjatë.

“Sokoli e Mirusha, Kënga e Rexhës, Zambaku i Prizrenit janë vetëm disa nga krijimet e shumta të kompozitorit të madh shqiptar Akil Koci. Bashkë me Kryeministrin Kurti ishim te familja Koci”, ka njoftuar Çeku.

Akil Koci është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, derisa është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1977.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU TAKOHET ME QEMAL MINXHOZIN, E FALËNDERON PËR BASHKËPUNIMIN

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur së fundmi në takim dhe ka falenderuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin për bashkëpunimin dhe po ashtu angazhimin e tij drejt forcimit të raporteve mes institucioneve të të dyja vendeve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


agim spahiu

AGIM SPAHIU: S’MË LË MJEGULLA TË TË SHOH…

Poezi nga Agim Spahiu

… s’më lë mjegulla të të shoh, of, të të shoh,
pezmi im,
helmi im!
E largoj me dorë – afron,
me krahë e pres – qesh e më mbulon,
më mbështillet, rreth meje përdridhet,
i fryj sa kam fuqi e prapë s’të shoh ty, helmi im,
pezmi im!
Dhe dal nëpër hënë vetëm, kur mjegulla ka tretur,
qaj kodrat me radhë, qaj malet e larta
e ti s’je as zë as hije, laznorja ime…
S’më lënë njerëzit të të prek, of, me ty të flas,
të qesh,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult