Panairi i Librit në Frankfurt të organizohet pa publik, shkak pandemia

Pas shtimit të rasteve me koronavirus në Gjermani, organizatorët e Panairit të Librit të Frankfurtit vendosën që edicioni i sivjetmë të mbahet pa publik.

“Konceptet e shëndetit dhe higjienës për përdorimin e sallës së panairit të Frankfurtit u rikontrolluan disa ditë më parë nga autoritetet lokale dhe e morën miratimin, megjithatë kemi vendosur të minimizojmë rreziqet dhe të mos e hapim sallën për publikun, nga shqetësimi për shëndetin e të ftuarve tanë”, tha drejtori i panairit, Juergen Boos.

Vendimi do të ndikojë në ceremoninë e hapjes, të martën në mbrëmje, ku ishin ftuar 250 persona. Tani, ajo do të zhvillohet online, shkruan DPA, transmeton ‘gazetainfokus’.

Panairi do të zgjas deri të dielën dhe të gjitha ngjarjet që janë planifikuar do të zhvillohen në mënyrë elektronike.