Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Konferencën hapëse të Festivalit të Filmit Frankofon, “Portretet e Grave Emblematike të Kinemasë”.
Festivali po mbahet në organizim të Ambasadës së Francës në Kosovë.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për sukseset e jashtëzakonshme që kinematografia jonë ka dëshmuar gjatë dekadës së fundit. Lëvizja frymëzuese e njohur si Vala e Re e Filmit të Kosovës ka të përbashkët një fundament magjepsëse– filmat më të famshëm të vlerësuar me çmime janë realizuar nga gra vizionare”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë përmendi filmat si “Martesa”, “Zgjoi” për të cilët tha se ngrisin pozitën e gruas në vend.
Këtë vit, kryeministri theksoi se kanë prezantuar një ligj të ri për Kinematografinë, i cili është i mbushur me stimuj për të nxitur rritjen e kinematografisë, siç janë përfshirja e zbritjes së taksës për 30% për projektet ndërkombëtare që xhirohen në Kosovë (rabati), financimi i konsiderueshëm deri në 80% për projektet filmike dhe mbështetja madje 100% për regjisorët debutues, së bashku me themelimin e Rrjetit të Kinemave të Kosovës, duke mos harruar të përmend bashkëpunimin Kosovë-Francë, që është me interes të veçantë për të dy vendet tona, dhe i cili i ka sjellë rezultate kohëve të fundit duke korrur suksese edhe në festival të njohura ndërkombëtare.
ObserverKult
Lexo edhe: