Albin Kurti ndau çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë në edicionin e 15-të të “PriFest”-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë dhe ndau çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë ballkanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në edicionin e 15-të të “PriFest”-it, që u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Në edicionin e 15-të këtij festivali, Kurti përgëzoi organizatorët dhe vullnetarët, artistët dhe artdashësit, autorët dhe spektatorët që po e mirëmbajnë kaq të veçantë dhe madhështor ‘PriFest’-in”, thuhet në njoftim.

Ai para se të ndante çmimin për filmin më të mirë ballkanik u shpreh se “Zelli, kreativiteti dhe mirësia e Vjosa Berishës nuk kishte çmim, mirëpo ky festival tash e ka një çmim me emrin e Vjosa Berishës për filmin më të mirë ballkanik”.

Sipas tij, në një konkurrencë impresive fituesit për çmimin më të mirë filmi ballkanik “Vjosa Berisha”, janë dy filma: “Hyjnesha e Kuqe”, ndahet mes filmave “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, Kosovë/Zvicër dhe “Blaga’s Lessons” nga Stephan Komandarev, Bullgari. 

ObserverKult


Lexo edhe:

NISI FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT “PRIFEST”, JA ÇKA NA PRET GJATË SHTATË DITËVE SA ZGJAT

Filmdashës të shumtë janë pritur me tapet të kuq para kinemasë “Armata” në Prishtinë, ku gjatë shtatë ditëve do të shfaqen 21 filma, të cilët do të kenë premierën e tyre kosovare

Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” është hapur mbrëmë me premierën e filmit kosovar “Toka brenda nesh” me regji nga Fisnik Maxville.

Drejtori i festivalit “PriFest”, Fatos Berisha, tha se tradicionalisht kategoria kryesore është “Filmi ballkanik”, ku këtë vit konkurrojnë pesë filma…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU