Albin Kurti në “Prishtina Jazz Festival”, veçon pionerët e këtij zhanri në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz, “Prishtina Jazz Festival”, që mbahet për çdo vit në Prishtinë dhe ku marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme të botës.

Në një fjalë para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se është nder i veçantë të ndodhej aty dhe të vazhdojnë traditën e zhanrit më demokratik në muzikë në Kosovë.

Teksa foli për historikun e jazzit, veçoi pionierët dhe kontribuesit e këtij zhanri në Kosovë.

“Në Kosovë, që në vitet ’60-ta, elementet e jazzit kanë filluan të interpretohen prej artistëve si, Abdurrahman Shala dhe këngëtarë të tjerë të njohur e ky zhanër ka nisur të rritet ndjeshëm gjatë dekadave të ardhshme, duke iu falënderuar kësaj radhe tash pionierëve tanë si, Sheki Hoxha dhe avangardistëve të gjeneratës së parë të muzikantëve jaz në Kosovë. Ndërkaq, intensiteti i jazzit në Kosovë u shtua pas luftës, veçanërisht në dekadën e parë me kontributin e ‘Jazz Fest Prishtina’, që tashmë është bërë një vlerë identifikuese e muzikës në vendin tonë”.

Kurti ftoi të gjithë qytetarët të ndjekin këto pesë ditë të jashtëzakonshme, ku do të kenë mundësinë të takojnë artistë nga Kosova dhe jashtë, të marrin pjesë në aktivitete edukative, përfshirë punëtoritë që festivali ofron.

Ndërkaq, për të gjithë ekipin që bën të mundur këtë festival, duke krijuar një hapësirë të veçantë për përvojën e jazzit dhe bashkimin e njerëzve nëpërmjet muzikës, kryeministri iu shprehu urime të përzemërta dhe falënderime të sinqerta./zeri

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBIN KURTI: NË KUJTIM TË TAHIR EMRËS