Albin Kurti: Për At Artur Liolinin, shpirtin gjallërues të shqiptarëve në Amerikë

Nga Albin Kurti

I pikëlluar të marrë lajmin për vdekjen e At Artur Liolinit, Kryekancelarit të Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë. E kam pasur kënaqësinë dhe nderin ta takoj në maj të vitit 2013, në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston të ShBA-ve. At Arturi ishte pasues i denjë i rrënjëve dhe degëve më të fisme të traditës ortodokse shqiptare dhe i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I lindur më 1943 në Nju Jork, në një familje emigrantësh shqiptarë të shkuar në Amerikë nga Boboshtica e Korçës, Arturi ishte një kultivues dhe mirëmbajtës i asaj fryme patriotike shqiptare, që e kishte mbjellur dhe ushqyer Fan Noli me kohë mes shqiptarëve të Amerikës.

Dhe kjo nuk mund të ishte ndryshe, përderisa Arturi i ri, e kishte patur fatin ta njihte Fan Nolin e madh që në të gjallë të tij, siç shihet edhe në një fotografi, ku Arturi fëmijë duket mes babait të tij Evansit dhe vetë Fan Nolit. Artur Liolini u diplomua për histori të artit bizantin dhe të artit mesjetar në Universitetin e Princetonit më 1967, para se të dorëzohej prift në Kishën e Shën Gjergjit në Boston më 1970. Këtu, ai e themeloi bibliotekën e Fan Nolit, klerikut patriot dhe kryeministrit shqiptar, përkthyesit poliglot dhe historianit origjinal, për të cilin At Arturi e shkroi edhe veprën “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”. 

Përveç shërbimit të tij si klerik fetar, At Artur Liolini iu përkushtua gjatë jetës së tij edhe një veprimtarie patriotike, të përshkuar prej një diplomacie kulturore të përafrimit dhe kohezionit mes shqiptarëve si dhe të ngritjes së shpirtit kombëtar shqiptar, gjithmonë me një brengë të veçantë për Kosovën.

At Artur Liolini vdiq në moshën 80 – vjeçare, duke lënë pas gruan e tij, priftëreshën Margarita dhe tre fëmijë.

Ngushëllime familjes Liolini, ngushëllime komunitetit shqiptar në Amerikë, ngushëllime Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe gjithë botës shqiptare.

Lavdi jetës dhe veprës pastorale dhe patriotike të At Artur Liolinit!

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBIN KURTI NDAU ÇMIMIN KRYESOR “VJOSA BERISHA” PËR FILMIN MË TË MIRË NË EDICIONIN E 15-TË TË “PRIFEST”-IT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë dhe ndau çmimin kryesor “Vjosa Berisha” për filmin më të mirë ballkanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në edicionin e 15-të të “PriFest”-it, që u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Në edicionin e 15-të këtij festivali, Kurti përgëzoi organizatorët dhe vullnetarët, artistët dhe artdashësit, autorët dhe spektatorët që po e mirëmbajnë kaq të veçantë dhe madhështor ‘PriFest’-in”, thuhet në njoftim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


AMARILDO PREGAPUCA: SONTE S’TË DUA AS TY…

Poezi nga Amarildo Pregapuca

Nuk dua miq, në këtë natë,
as miq të rinj dhe as miq të vjetër.
Sonte s’të dua as ty, o gotë,
por në një tjetër botë
të humbas dua.
Dua
Djallin ta sfidoj
Si një burrë, një ushtar a mëkatar
Si dhe veten, si di unë
Ta godas ku dhemb më shumë, këtë dua.
Pra tango fillo…!
M’i ndiz dëshirat, epshet, pasionet
Dhe ti e panjohur ashtu më vështro
Më prek, më tundo

Më çmend, por hesht dhe vallëzo!
Se dua emrin tënd
Nga vjen a ku shkon
të pëlqen
urren
A çfarë jo
Veç hapat e tua
Nën të pamëshirshmen muzikë
Dhe ritmin… ritmin mos harro!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult