I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur familjarët e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar të ndjerë, Moikom Zeqo.
“Me bashkëshorten Lida Miraj dhe djalin Epidamn Zeqo, evokuan kujtime për të ndjerin Zeqo, që iu dha lamtumira e fundit në qershor të vitit 2020”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër Zonja Miraj dhe Epidamni, që të dy autorë edhe vet, i dhuruan kryeministrit librat autorial të tyre bashkë me një libër të Moikom Zeqo.
Kryeministri Kurti falënderoi familjarët për vizitën dhe tha se kujtimi për Moikomin do të jetojë gjithmonë përmes librave, veprave, fjalëve dhe këshillave të tij.
Ndryshe, Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit. Po ashtu edhe të një numri të madh skenarësh për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.
Në qershor të vitit 2020, Zeqo ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas një lufte disavjeçare me leukemi kronike.
/ObserverKult
Lexo edhe:
ALBIN KURTI: 300 MIJË EURO PËR BLERJE TË VEPRAVE ARTISTIKE
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është fokusuar te kultura dhe arti.
Nga e premtja, Kosova për herë të parë do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore ndërkombëtare. Pra, bienales nomade “Manifesta”.
“Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Manifesta sivjet ka një program 100 ditor.
Përfshin 25 lokacione, 55 intervenime artistike dhe 102 pjesëmarrës vendorë e ndërkombëtarë. “. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Sipas kryeministrit organizimi i kësaj ngjarje është dëshmi e aftësisë së shoqërisë sonë, të komunitetit artistik dhe të institucioneve tona.
Kjo për të mirëpritur një numër kaq të madh të artistëve. Po ashtu për ta shndërruar kryeqytetin në hapësirë të artit bashkëkohor.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult