Libri “Kosova: një histori e shkurtër”, ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në premierën e filmit dokumentar kushtuar veprës së Sir Noel Malcolm.
Kurti vlerësoi lart kontributin e Sir Noel Malcolm dhe librin e shkruar për Kosovën, pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike.
Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit, tha Kurti.
Duke vlerësuar lart figurën e tij, kryeministri tha se ishte nder dhe kënaqësi prania e sotme e Sir Noel Malcolm në Kosovë. Kurti theksoi se Malkolm e kishte menduar librin për publikun perëndimor, me idenë që të rrëfente dhe sqaronte duke shpjeguar, e të shpjegonte duke dokumentuar dhe argumentuar për Kosovën, e cila ndodhej në prag të luftës.
“Dhe vërtet ky libër ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Aq më tepër që “Kosova: një histori e shkurtër”, u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike. Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit”, u shpreh kryeministri Kurti.
Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe me vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, Kurti falënderoi Sir Noel Malcolm, dhe i uroi shumë shëndet dhe mbarësi në punët akademike.
ObserverKult
ObserverKult
Lexo edhe:
ZHAK PREVER: BARBARA
A e sjell në kujtesë Barbara
Atë shi që gjithë ditën rigoi në Brest
Ti kaloje e qeshur
Në dallgëdi me flokë të qullur
Harlisur në shi
Gjithë ditën rigoi shi atë ditë në Brest
Kur u gjenda përballë teje në Siam Strit
Ti ishe e qeshur
Dhe unë gjithashtu
Të kujtohet Barbara
Qemë dy të panjohur
Edhe unë – edhe ti
Kujtoje
Kujtoje atë ditë që më ngriu në kujtesë
Mos e harro
Një burrë kish gjetur strehez në një verandë
E me ngashërrim thërriste emrin tënd Barbara
Ti vrapove atëherë nëpër shi
Në dallgëdi me flokë të qullur, harlisur
U lëshove në krahët e tij
Sille në kujtesë atë Barbara
E mos u pikëllo në të flas ngrohtësisht
Unë i flas ngrohtësisht çdo njeriu që dua
Edhe sikur ta shoh veç një herë
U flas ngrohtësisht të gjithë të dashuruarve
Edhe sikur të mos i njihja asnjëherë
Kujtoje Barbara mos e harro
Të mirin e të gëzuarin shi
Në fytyrën tënde të lumtur
Në të lumturin qytet
Atë shi tej në det
Mbi armatimet e rënda
Mbi anijen Ushant
Çfarë mutçmëndurie kjo luftë
Tani kush do të vij tek ty
Nën këtë shi të hekurt Zjarr,
Çelik dhe gjak
Dhe ai që të mbajti në krahë
Me dashuri ate ditë i vdekur
i harruar është apo akoma gjallë
Kliko për poezinë e plotë KETU
ObserverKult