Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ekspozitën personale “Udhët që më njohin” të artistit Rron Qena, të kuruar nga Lulzim Zeqiri.
Nëpërmjet një komunikate për medie, Zyra e Kryeminisitrit, tha se ekspozita e artistit përbëhet nga 39 piktura të punuara në vaj të cilat shfaqin përjetime e emocione të autorit në qytetet e Prishtinës, Berlinit, Shkodrës e Bremenit.
“Duke parë nga afër punimet e artistit, Kryeministri Kurti vlerësoi filozofinë artistike të Rron Qenës të shprehur përmes stilit dhe qasjes së tij në veprat e punuara me reflektim e kujdes në çdo detaj. Ekspozita u hap të mërkurën e 17 korrikut dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shtator”, thuhet në komunikatë.
ObserverKult
Lexo edhe:
KRYEMINISTRI, ALBIN KURTI, PUBLIKON LISTËN E ASETEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE QË JANË RESTAURUAR