Albin Kurti viziton ekspozitën përfaqësuese të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, dhe këshilltarja politike në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozafa Imami ka vizituar pavijonin e Kosovës në Bienalen e 18-të të Arkitekturës në Venedik.

Kjo ekspozitë trajton një formë të veçantë të migrimit, gjegjësisht një model jete i njerëzve që jetojnë në shumë vende në të njëjtën kohë.

“Nga Tallinn në Venedik, për të vizituar pavijonin e Kosovës në Bienalen e 18-të të Arkitekturës me arkitektët Poliksen Qorri Dragaj dhe Hamdi Qorri, e që ndodhej ndërmjet pavijonit të Shqipërisë dhe Kroacisë e Letonisë. Nën titullin “RKS² / lokalitet transcendent”, koncepti shtrihet përtej arkitekturës, duke trajtuar një formë të veçantë të migrimit; një model jete i njerëzve që jetojnë në shumë vende në të njëjtën kohë, duke ruajtur lidhjet ndërmjet vendlindjes dhe vendit emigrues”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Më tej kryeministri Kurti tha se Kosova po përfaqësohet në formën e saj më të mirë, teksa komuniteti po përfiton duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET EKSPOZITA ‘‘ORKIDE“, ALBIN KURTI: NËPËRMJET KËSAJ SHOQATE, GRATË DHE VAJZAT PO FITOJNË SHKATHTËSI TË REJA DHE PO FUQIZOHEN EKONOMIKISHT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka marrë pjesë në ekspozitën e grave ‘‘Orkide“ në Prizren.

Qëllimi i kësaj ekspozite u tha se është të mos harrohen e as humbasin artizanatet e Prizrenit. Kjo që të mbajmë gjallë trashëgiminë drejt ardhmërisë, duke bashkëjetuar me modernen.

Kurti tha se artizanatet, përmes rikrijimit të veprave artistike, kombinuar me teknika bashkëkohore, kontribojnë në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


KRYEMINISTRI ALBIN KURTI VIZITOI EKSPOZITËN “AUTOSTRADA BIENNALE 4”

Autostrada Biennale 4 ka disa ditë që është hapur në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë, ndërsa së fundmi këtë ekspozitë e ka vizituar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me bashkëpunëtorë.

Kurti tha se kjo është ekspozitë për autobiografitë kolektive që mbahen në arkiva kulturorë. Pra, në ata rezervuarë të thellë fjalësh, gjësendesh, yrnekësh, ndjenjash ose keqkuptimesh.

“Të gjitha imazhet do të zhduken një ditë” është një ekspozitë për atë që na bën e na thurrë me njëri-tjetrin, për liritë përtej zgjedhjeve. Kjo për të imagjinuarat që rrjedhin pavarësisht kufijve dhe përmatanë tyre. Është një ekspozitë për autobiografitë kolektive që mbahen në arkiva kulturorë. Në ata rezervuarë të thellë fjalësh, gjësendesh, yrnekësh. Ndjenjash ose keqkuptimesh. Ka të bëjë me lidhjen me të panjohurën.  

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

ObserverKult