Kryeministri Albin Kurti vizitoi ekspozitën “Autostrada Biennale 4”

Autostrada Biennale 4 ka disa ditë që është hapur në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë, ndërsa së fundmi këtë ekspozitë e ka vizituar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me bashkëpunëtorë.

Kurti tha se kjo është ekspozitë për autobiografitë kolektive që mbahen në arkiva kulturorë, në ata rezervuarë të thellë fjalësh, gjësendesh, yrnekësh, ndjenjash ose keqkuptimesh.

“Të gjitha imazhet do të zhduken një ditë” është një ekspozitë për atë që na bën e na thurrë me njëri-tjetrin, për liritë përtej zgjedhjeve, për të imagjinuarat që rrjedhin pavarësisht kufijve dhe përmatanë tyre. Është një ekspozitë për autobiografitë kolektive që mbahen në arkiva kulturorë, në ata rezervuarë të thellë fjalësh, gjësendesh, yrnekësh, ndjenjash ose keqkuptimesh. Ka të bëjë me lidhjen me të panjohurën.  

Isha bashkë me Hajren, Ministrin e Kulturës, Artanën, Ministren e Ekonomisë dhe Bujarin e Trojës. Aty na pritën Leo dhe Vatra“,  ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe, Bienalja e artit bashkëkohor, me veprat e 34 artistëve, kuruar nga Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu, do të jetë e hapur deri më 9 shtator çdo ditë duke filluar nga e marta deri të dielën nga ora 12:00 deri në 18:00. Edicioni Austrada Biennale 4 është financuar nga Ministria e Kulturës. 

ObserverKult


Lexo edhe:

SHQIPËRIA MERR PJESË NË BIENALEN E VENECIAS ME 4 ARKITEKTE

Shqipëria po merr pjesë sivjet në Ekspozitën Ndërkombëtare Arkitekturës me 4 arkitekte të reja. Këto që përgatitën një pavijon mbi traditën shqiptare të fqinjësisë.

Në këtë Bienale të Venecias janë paraqitur 61 shtete. Seksioni shqiptar pas çeljes tërhoqi vëmendjen e ekspertëve. Dhe kuratorëve nga gjithë bota.

Një grup arkitektesh po përfaqësojnë Shqipërinë në Ekspozitën e 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia.

Projekti që përfaqëson Shqipërinë, për herë të gjashtë në këtë ekspozitë periodike të arkitekturës ndërkombëtare. Titullohet “Mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult